Kunjat e Shpendit – efikas (FOTO)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Do kohë “qeveria” komunale e Shpend Ahmetit thuase e qiti në harresë atë punën e kunjave. Ata kunjat që i dalin përballë mosndërgjegjës dhe papërgjegjësisë (jo)qytetare në Prishtinë.
Duam standard, blejmë vetura por jemi të pakujdesshëm dhe atë cope trotuar ua marrim të shkretëtve këmbësorë.
Kunjat që filluan të “forcojnë” me zor e me hater ndërgjegjën, këtyre ditëve prap dolën në “skenë”.
Sot ( e diel) posa zbardhi drita në lagjen Kodra e Diellit (te Xhambazët) filloi shpimi i asflatit në trotuare dhe pas pak u vendosën të lumtët kunjat.
Ata ua prishën qejfin shoferëve kryeneq atyre që parkonin makinat e veta, madje jo vetëm trup trotuarit por edhe në mjedis gjelbrimit!
Jemi të vetëdijshëm se kunjat nuk e zgjidhin problemin në Prishtinë, ata vetëm mund ta zbusin situatën mjaft të rëndë dhe të pahijshme të parkingjeve, por megjithatë më mire me kunja se pa ta!
Të shpresojmë se “qeveria Ahmeti” pos kunjave do të punojë edhe diçka më shumë. /21 Media