Nuk ka më dyshim që Apple do të përditësojë linjën e saj të telefonave inteligjentë gjatë vjeshtës. Janë zbuluar deri tani disa informacione në lidhje me pajisjen e ardhshme të Apple.
Tashmë është zbuluar dhe data kur do të hidhet në treg iPhone 6s dhe 6s Plus. Këta telefona inteligjentë mund të hidhen në treg më 18 shtator. Edhe iPhone’t e mëparshëm janë prezantuar në këtë periudhë, iPhone 6/6Plus u realizuan më 19 shtator të vitit të kaluar, ndërsa iPhone 5s më 20 shtator të vitit 2013. Flitet se Apple do ta prezantojë iPhone’in e ri më 11 shtator.
