Dy metra e 16 centimetra dhe 150 kilogramë që rrëzohen përtokë.
Protagonist ka qenë Shaquille O’Neal, kësaj here jo në fushën e basketbollit, por në një studio televizive.
Ish-kampioni i NBA-së u pengua te karrigia dhe u rrëzua si fik në tokë, duke shkaktuar të qeshurat e drejtuesit të emisionit dhe të të ftuarve.
Studio pësoi disa dëmtime të vogla nga rrëzimi i gjigandit.
https://youtu.be/lrXlKKX5Olw
