Temperaturat e larta që kanë mbretëruar gjatë ditës së mërkurë, dëshmuan se mbretëroi një vapë që është e rrallë në vitet e fundit.
Vapë ishte edhe në Prishtinë. Fotoreporteri i Kosovapressi sjellë disa pamje nga sheshet e Prishtinës kur më të rinjët por pse edhe më të moshuar janë përpjekë që me ujin e shtaërvanit të freskohen të paktën për një çast.
Meteorologët për sot kishin parashikuar se temperaturat (në hije) do të arrijnë deri në 36 shkallë Celcius, ndërkaq që ka pasur matje që kanë dëshmuar se temperatura ka qenë edhe për një gradë më e lartë.
