Forcat kurde kanë dëbuar sot pjesëtarët e Shtetit Islamik nga qyteti kufitar, Kobani dhe kanë vendosur nën kontroll të plotë këtë qytet sirian në kufi me Turqinë, ka njoftuar Observatori sirian për të drejta të njeriut.
Militantët islamikë kanë vrarë mbi 200 persona në këtë qytet, që nga fillimi i ofensivës së tyre të enjten.
Në sulmin e djeshëm që ndërmori Shteti Islamik në Kobani u vranë së paku 146 persona, e që është masakra më e madhe e kryer kundër civilëve nga ana e Shtetit Islamik në Siri./21 Media
