Avokati i deritashëm i Popullit Sami Kurteshi sot dorëzon detyrën Avokatit të ri të Popullit, Hilmi Jashari, i cili morri votat e mjaftueshme në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës.
Pas pranim – dorëzimit Jashari dhe Kurteshi do t’u drejtohen gazetarëve me deklaratat e tyre.
Derisa Jashari mban këtë post për të dytën herë. Kurteshi ishte mjaft aktiv në ngritjen e shumë çështjeve që kanë të bëjnë me institucionet e Kosovës. Së fundmi, ai në një intervistë për media ,ka thënë se Prokuroria Themelore e Prishtinës është çerdhe e krimit.
