Kuvend të enjtën zgjedhë disa anëtarë të institucioneve të pavarura

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e saj të udhëhequr nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, vendosi që të enjten, Kuvendi të mblidhet në seancë plenare. Në këtë seancë pritet të shqyrtohen dy projektligje dhe të zgjedhen disa anëtarë të institucioneve të pavarura.
Kështu, pas kohës për deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, Kuvendi do të shqyrtojë Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të përmirësuar pajtueshmërinë e rregulloreve tatimore në nivel ndërkombëtar dhe zbatimin e rregulloreve FATCA, si dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë.
Në vazhdim, Kuvendi do të procedojë me emërimin e anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, emërimin i shtatë anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore dhe zgjedhjen e kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Zyrës së Rregullatorit për Ujësjellës dhe Kanalizim.
Po ashtu, në këtë seancë do të shqyrtohet edhe propozimi i Grupit Parlamentar të PDK-së dhe atij të LDK-së, për emërimin e deputetit Blerim Shala, koordinator i bisedimeve.