Kuvendi i Kosovës me votim të fshehtë zgjodhi katër anëtarët e bordit të Radio Televizionit të Kosovës.
Ismet Bexheti, Hisen Berisha, Mimoza Hasani-Pllana dhe Lirim Geci janë anëtarë më të ri të bordit të RTK-së me mandat 3 vjeçar.
Ndërsa kandidati i pestë nga radhët e komuniteteve nuk arriti të marrë votat e nevojshme. Në seancën e sotme u miratua edhe projektligji për transmetimet radiodifuzive tokësore.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kritikuan ashpër gjendjen në Radio televizionin e Kosovës. Thanë se menaxhmenti i këtij mediumi nuk i ka marrë parasysh rekomandimet e Kuvendit./ 21 Media
