Kuvendi i Kosovës miratoi për herë të dytë projektligjin për letërnjoftime dhe projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për patenta. Por, nuk miratoi propozimin e deputetit, Nait Hasani që në letërnjoftim të përfshihet edhe identiteti kombëtar. Pas votimit të dytë ky nen nuk u miratua dhe kjo bëri që deputeti Hasani ta lëshoj sallën. Ndërsa, deputetja Melihate Tërmkolli kritikoi ashpër nëse institucionet lëshojnë leternjoftime në gjuhën turke, dukë thënë se kjo përbënë shkelje dhe është katastrofike./21Media
