Kuzhinjeri turk bën gramafon nga çokollata

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kuzhinjeri Ali Keskin nga Antalia ka kombinuar dashurinë e gatimit dhe antikiteteve, dëshiron që me koleksionin e tij të kopjeve të gramafonit nga çokollata, radios dhe antikiteteve të tjera të hyjë në Librin Gines të Rekordeve
Kuzhinieri profesional dhe shefi i kuzhinës të një hoteli në Antalja, Ali Keskin është admirues i pasionuar pas ëmbëlsirave dhe sendeve antike, dhe këto dy gjëra i ka bashkuar në një mënyrë që nga çokollata bën kopje të gramofonëve, radiove, apo makinave daktilografike.
Në një intervistë Keskin tha se me këtë hob ai merret me dy miq të tjerë, me të cilët tashme kishin marrë pjesë në disa konkurse të gastronomisë dhe artistike në Turqi.
Duke theksuar se kjo është një punë që kërkon shumë durim, dije dhe imagjinatë, Keskin thotë se kopje e gramafonit nga çokollata e vitit 1890, është vepra e fundit që kanë krijuar me miqtë.
“Për gramafonin kemi punuar plot katër muaj. Kemi bërë kopje pothuajse identike me kokë lëvizëse dhe bazë të pllakave”, tha Keskin.
Duke theksuar se ky është një profesion jashtëzakonisht i rrallë, Keskin tha se ai synon të paraqesë aplikim për pranimin e antikiteteve të tij nga çokollatë në Librin Gines të Rekordeve.
 
gramafoni_1_744844667