Ky do të jetë gjyqtari i ndeshjes Danimarkë – Shqipëri

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Do të jetë skocezi Uilliam Kollum ai që do të vendosë drejtësi në përballjen mes Danimarkës dhe Shqipërisë në stadiumin “Telia Parken” të Kopenhagenit të premten.
36-vjeçari do të ndihmohet nga bashkëkombësi i tij Frensis Konor dhe irlandezi Damien MekGreith si anësorë, gjyqtar i katërt do të jetë skocezi Alister Mater kurse arbitra të vijës Bobi Maden dhe Xhon Biton po nga Skocia.
Mësues me profesion, Kollum ka stemën e FIFA-s që nga viti 2006. Lojtarët tanë duhet të jenë të kujdesshëm, pasi ai njihet si gjyqtar që nuk e mban dorën kur vjen puna për të nxjerrë kartonë. Për shembull, në finalen e Superkupës së Evropës mes Barcelonës dhe Seviljes në gusht, ky arbitër dha plot nëntë kartonë të verdhë.
Taulant Xhaka dhe Shkëlzen Gashi kanë përvojë të hidhur nga “bilbili” skocez, i cili konsiderohet si përgjegjësi kryesor për eliminimin e Bazelit nga izraelitët e Makabi Tel-Avivit në playoff-in e Ligës së Kampionëve. Në përballjen e parë që përfundoi 2-2 në Zvicër, Kollum u anuloi një gol të rregullt dhe nuk u dha një penallti vendasve.