Këngëtari Labinot Tahiri ka mbledhur rreth 12.000 mijë euro, pasi hapi një llogari bankare për t’u ardhur në ndihmë banorëve që u prekën nga përmbytjet në Tetovë .
Tahiri edhe pse kishte si synim që të mbledhë 50 mijë euro, ai brenda disa javësh aktivitet humanitar nuk e arriti të grumbulloj këtë shumë parash ,për shkak të gatishmërisë së ulët të njerëzve human.
Këngëtari Tahiri parat do ti dorëzojë vetë te familjet në Tetovë raporton Zhurnal.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, këngëtari Tahiri kohë me parë u shpreh se sa të mblidhet shuma prej 50 mijë eurove do t’i dorëzojë personalisht tek familjet e rrezikuara në Tetovë dhe rrethinat e saja. “Ndihmo Tetovën” ishte nisma që kishte marrë këngëtari për mbledhjen e 50 mijë eurove. Shuma u hudh në numrin e llogarisë 1170156253000176.


