Lajm i mirë për adhuruesit e kafesë!

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Një studim i ri i “Insitute for Scientific Information on Coffee” një institut jo-fitimprurës i dedikuar ndaj benefiteve dhe aspekteve negative të konsumimit të kafesë, ka zbuluar se pirja e disa filxhanëve kafeje të zezë mund të minimizojë prekjen nga sëmundjet e zemrës.
Një masë e tillë e konsumit në ditë arrin të ulë riskun e prekjes nga sëmundjet e zemrës me 21% dhe gjithashtu ul në mënyrë të natyrshme rrezikun e zhvillimit të diabetit.
Studimi thotë se edhe stili i jetesës mund të parandalojë këto sëmundje, si zgjedhjet e shëndetshme të stilit të jetesës (moderimi i pirjes së lëngjeve të ndryshme, duhanit dhe ushtrimeve fizike) dhe një dietë mesdhetare.