Lajmin për vrasjen e turistëve çekë e mësova në Pragë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Lindita Fetiu Sina
Për rastësi qëllova në Pragë, në njërin prej qyteteve më të bukur të Evropës. Momentalisht jam njëra prej miliona turistëve që gjenden saktësisht në secilin hap të qytetit.
Dhe lajmi tragjik për vrasjen e dy qytetarëve çekë më la pa fjalë.
Për dy arsye ky trishtim është i dyfishtë për mua.
E para jam unë mes miliona turistëve që po shijoj bukuritë e këtij qyteti, por sikur të përfundoja e vdekur këtu?
Por, kjo është dicka e paimagjinueshme për qytetin e miliona turistëve. Këtu të rinjtë nga tërë bota shfrytëzojnë çmimet e lira dhe përfundojnë të dehur me birrën çeke duke harruar ku janë dhe nga janë. Por, kjo është shprehi e turistëve apo jo?.
Dhe i dyti trishtim më vjen nga sjellja ime. Më është bërë zakon prej kur jetoj në Evropë që në secilin takim me një joshqiptarë bisedën e dërgoj në Shqipëri. Me krenari, mes shumë fotove të celularit tim gjejë ato të realizuara më së miri nga Shqipëria dhe ja ku jam, duke i mrekulluar me bukuritë e atij vendi.
Dhe sigurisht biseda rrjedh tek përgjigjet e pyetjeve: se si shkohet në këtë vend? Sa larg është? A ka infrastrukturë të mirë? Pse nuk ka promocion për këtë vend? etj etj.
Ndoshta më mirë që s`ka. Për ironi, miqtë tanë të dashur nga Shqipëria që jetojnë në Vjenë, nuk e bëjnë një gjë të tillë. Ata vazhdojnë të befasohen se si ne mes gjithë këtyre bukurive të botës zhgjedhim ti kalojmë pushimet në vendin e tyre.   “Por, ka kaq shumë vende të bukura në botë dhe ju vazhdoni të shkoni atje” argumentojnë ata me të drejtë. Sigurisht ata e njohin pak më thellë mentalitetin e popullit të tyre. Ja u njohin edhe anën e errët, që jo rrallë iu del në pah, sikur në këtë rast tragjik me tursitët çekë.
Dy të rinj që të mrekulluar nga bukuritë e Shqipërisë shkuan drejt vdekjes. Sikurisht të informuar nga dikush si unë për Shqipërinë.
Çekët janë ndër turistët e huaj më të shpeshtë të Shqipërisë. Pasi ata njihen si adhurues të nayrës, ecjeve të gjata dhe eksplorimit. Ata njihen edhe si turistë që nuk hargjojnë shumë. Por, ky lajm si duket nuk ka shkuar në thellësinë e fshtrave të Shqipërisë. Larg është fatkeqësisht Shqipëria. Më vjen keq për atë natyrë të bukur që me të tillë njerëzish popullohet.
Ndërsa derisa po e shkruaj këtë mendim në kafenë “Kafka” që gjendet në pjesën e vjetër të qytetit, po e shoh këtu pranë një shërbim që qyteti po ua bënë turistëve. Në 33 gradë ata po freskohen nga një kamion i cili po hedh ujë sikur shi mbi ta.
Ka shumë gëzim në fytyrat e tyre sikur në ato të dy turistëve çekë derisa po e shijonin pushimin e tyre në Shqipëri, jeta e të cilëve u morrë në mes të Evropës. E pastaj ne pyesim pse s’ka turizëm në Shqipëri.