Lazarati ishte fatkeqësi dhe pabesi (Video)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ministri i Punëve të Brendshme Sajmir Tahiri është thirrur sot në Komisionin e Sigurisë Kombëtare për të raportuar mbi ngjarjen e fundit në Lazarat ku humbi jetën efektivi i Reneas, Ibrahim Basha. Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, kreu i këtij komisioni, Spartak Braho deklaroi se kjo çështje është ende nën hetim dhe konsiderohet një sekret hetimor ndaj dhe shpjegimet e ministrit Tahiri sipas tij do jenë të kufizuara. Ndërkohë gjatë raportimit për Lazaratin, edhe vetë ministri Tahiri u shpreh se ka paraqitur një dokument në Komision që është konfidencial.
Ministri Tahiri solli në vëmendje aksionin e vitit të kaluar të ndërhyrjes së shtetit në Lazarat dhe tha se iu dha fund kriminalitetit masiv që atje gjallonte prej 2 dekadash; duke eliminuar prodhimin masiv të lëndës narkotike, që shkonte në miliona euro, e që këto para korruptonin edhe policinë.
Ai shpjegoi se edhe këtë vit forcat speciale ishin në shërbim sepse gati gjysma e të kërkuarve ishin ende në listë si persona në kërkim.
Lidhur me sulmin dhe vrasjen e efektivit të Reneas, Tahiri tha se ishte fatkeqësi dhe pabesi, dhe se për këtë rast nuk pati as informacion nga Shërbimi Informativ Shtetëror – SHISH.
Tahiri: Policia nuk kishte informacion për ngjarjen që ndodhi në Lazarat

Ai shtoi se u morën masat për ta zgjidhur në mënyrën më të shpejtë të mundshme; ku u arrestuan dhe organizatorët dhe ata që bënin pjesë në grupin që goditën ndaj policisë.