LDK zgjodhi kryesinë e re

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Me propozimet e bëra nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kjo parti sot votoi 20 anëtarë të rinj të Kryesisë. Pas votimit të hapur, Agim Veliu, Haki Rugova dhe Lutfi Haziri zunë postin e nënkryetarit të LDK-së, ndërsa Ismet Beqiri gjithashtu mori votat për të qenë sekretar i kësaj partie. Ndërkaq, në 20-shën e propozuar nga Isa Mustafa për anëtarë të rinj të këtij subjekti, pati emra të kryetarëve të komunave e ministrave aktualë, por aty nuk gjetën vend edhe Vjosa Osmani dhe Arben Gashi.
Agim Veliu, Haki Rugova, Lutfi Haziri, Ismet Beiqi, Muharrem Sfarqa, Gazmend Muhaxheri, Anton Quni, Vlora Dumoshi, Skënder Hyseni, Avdullah Hoti, Besa Gashi, Sokol Haliti, Arban Abrashi, Imri Ahmeti, Kujtim Shala, Rita Hajzeraj, Sali Asllanaj, Naser Osmani, dhe Lutfi Zharku, janë antarët e rinj të Kryesisë së LDK-së.
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa tha se u pajtuan që në shtator të mbajnë konventën punuese të LDK-së, në të cilën pritet edhe të behën ndryshme. Siç tha ai, pritet të shtohen edhe dy nënkryetarë, derisa për këta aktualët mund të ketë ndonjë ndryshim.