Me ceremoni u ndanë certifikatat që njohin statusin e veteranëve, invalidëve dhe dëshmorëve të luftës së UÇK-së për rastet të cilat nuk janë kontestuese. Me këto certifikata u pajisën veteranët nga Zona e Drenicës, Dukagjinit Llapit dhe Karadakut pasi në këto zona nuk ka pasur ankesa.
Me këtë rast, kryetari i komisionit për njohjen dhe verifikim të statusit të veteranit, Agim Ceku tha se ky proces është në fazën finale dhe pret që Qeveria të vazhdoj më tutje sa i takon pensionit për këto raste.
