Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje” Visar Ymeri, me vargje nga shkrimtari i njohur Migjeni, ka filluar fjalimin e tij në manifestimin e dhjetë vjetorit të themelimit të Vetëvendosjes.
Ymeri është rikthyer në retrospektivë duke përmendur edhe qeverisjen e UNMIK-ut deri në vitin 2005 kur u themelua Lëvizja “Vetëvendosje” në vitin 2005. Lëvizja VV, sipas Visar Ymerit, nuk është e “jona por ne jemi të Lëvizjes”.
Me një pjesëmarrje të madhe të njerëzve manifestimi për një dekadë themelim po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Me një ekspozitë me shumë fletushka, gazeta e fotografi nga aksionet e protestat si dhe veprimtaritë e tjera politike të saj ndër vite. Ku, qytetarët kanë mundur të njihen me historinë dhe ecjen e këtij subjekti në skenën politike.
Ndërkohë, po do të mbahen fjalime dhe me vonë do të shfaqet edhe një dokumentar për 10-vjetorin e kësaj lëvizje, i cili do të pasohet nga një koncert. / 21MEDIA
