Liderët më të pashëm në botë, Rama i 22-ti

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Portali amerikan “Hottest Heads of State” ka publikuar listën me 197 liderët më të pashëm në botë. Kryeministri Edi Rama renditen në vendin 22, duke lënë pas liderët e shteteve shumë të rëndësishme, ndërsa në listë është përfshirë edhe presidenti Bujar Nishani, i cili renditet i 112-i.
20150725092049984
Rama renditet tetë vende pas presidentit amerikan, Barack Obama, ndërsa është më i pashëm në krahasim me presidentin rus, Vladimir Putin (10 vende poshtë), me kryeministrin hungarez Viktor Orban (13 vende më poshtë) dhe homologun e tij malazez, Milo Gjukanoviç (18 vende më poshtë).
20150725092102602
Në listë nuk është përfshirë asnjë nga liderët e Kosovës, nga Serbia renditet vetëm Presidenti Tomislav Nikoliç, në vend të 136, ndërsa kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras renditet i 10-i.
Në vendin e parë të udhëheqësve me të pashëm është Jigme Khesar Namgyel Wangchuck, mbret i Butanit. Ai pasohet nga presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto dhe mbreti spanjoll Felipe VI. Ndërsa në vend të fundit renditet lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un.
20150725092142355
20150725092148334
20150725092155580