Panairi i Punës që është hapur dje në Lipjan, dhe ku morë pjesë një numër i madh i njerëzve, pritet të punësojë rreth 300 qytetarë të kësaj komune.
E organizuar nga Komuna e Lipjanit, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe e Mirëqenies Sociale dhe me një kompani të ndërtimit
Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka deklaruar me këtë rast ky projekt i përbashkët punësimi është një mundësi e mirë për qytetarët e Lipjanit. Po ashtu, ministri Abrashi, ka thënë se komuna e Lipjanit do të përfitojë edhe nga projekt tjetër me fillim të javës të ardhme, projekti i subvencionimit të pagave, citon koha.
Kurse, kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka vlerësuar se ky panair ofron mundësi të mëdha qytetarëve të Lipjanit për punësim në kohën sa punohet autostrada.
Nga ana tjetër, Chirs Jennios, drejtor i projektit të “ Bechtel Enka”-së, ka siguruar se në këtë kategori punësimi do të përfshihen të gjithë të të interesuarit.
