Liverpool është i gatshëm të ofrojë një ofertë prej 49 milionë funte për Marco Reus.
Klubi anglez, Liverpool është duke menduar për përforcime të mëdha për sezonin e ardhshëm.
Pas arritjes së marrëveshjes për shitjen e Raheem Sterling te Manchester City, ‘reds’ kanë kthyer vëmendjen kah superylli gjerman, Marco Reus, i cili do të ishte pasuesi ideal i 20-vjeçarit.
Metro raporton se drejtuesit e klubit nga Anfield Road, janë të gatshëm të ofrojnë deri në 49 milionë funte për lojtarin kryesor të verdhezinjëve.
Për Reus kanë shfaqur interesim edhe shumë klube tjera evropiane.
