Liverpooli me ofertë për Illarramendin

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Mesfushori i Real Madridit, Asier Illarramendi, pritet të largohet këtë verë nga Los Blancos.
Liverpooli ka bërë ofertë zyrtare për mesfushorin e Realit, Illarramendin, i cili pas dy viteve jo të mira me Los Blancos, pritet të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’.
Kështu ka raportuar e përditshmja madrilene, Marca, sipas të cilës, Liverpooli ka ofruar 20 milionë euro për shërbimet e spanjollit i cili dy vite më parë u ble për 33 milionë euro nga Real Sociedad.
Sidoqoftë fjalën e fundit e ka trajneri, Rafa Benitez i cili në ditët e tij të para në Madrid, kishte thënë se do të mundohet të nxjerr më të mirën nga 24-vjecari pasi që sipas tij ai ka talent.