Liverpooli është duke intensifikuar përpjekjet për transferimin e yllit të Interit, Mateo Kovacic.
Sipas Juarnji List, e përditshme kroate kjo, Liverpooli ka bërë një ofertë prej 23 milionë eurosh në drejtim të Interit për lojtarin.
Interi është duke e shqyrtuar seriozisht transferimin dhe i gjithë problemi qëndron te një shumë shtesë e bonuseve prej 2 milionë eurosh.
Interi me këto mjete planifikon që të investojë në lojtarë të tjerë të rinj.
