“Llajkit.net”,është një projekt i financuar nga Komisioni Evropian, ku ka për qëllim tolerancën ndërkulturore mes shqiptarëve dhe serbeve. Ky projekt ka dy koordinatorë si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, ku koordinatorë për Kosovë janë, Ariana Demolli dhe Edis Prapashtica ndërsa në Serbi janë dy organizatat si Libero dhe Ballkan Urban Movements(BUM). Në një rrëfim për KultPlus, koordinatorja për Kosovë, Ariana Demolli tregoi në detaje se si kanë arritur ta bëjnë këtë punë, e cila padyshim do një angazhim shumë të madh, dhe një përkrahje nga të rinjtë, pasi që siç tha ajo, qëllimi kryesor i këtij projekti është që të rinjtë mos të vazhdojnë frymën e urrejtjes që kanë këto dy shtete mes vete.
Ky projekt përfshinë tri qytete të Kosovës që janë: Prishtina, Kamenica dhe Prizreni që do të thotë kemi zgjedhur vendet që kanë më shumë komunitete që jetojnë aty, ndërsa në Serbi janë Beogradi, Novi Pazari dhe Vraja.
Ndërsa emri i faqes “Llajkit.net”, sipas drejtuesve ka ardhur në kuptim të përkrahjes, pasi që kjo gjë është nëpër rrjete sociale atëherë çdo pëlqim konsiderohet si përkrahje për bashkëpunim më të madh mes këtyre dy shteteve
