Partia opozitare në Maqedoni, LSDM, ka paralajmëruar se do të aktivizojë sërish ‘bombat’. Pas dështimit të bisedimeve në Bruksel për arritjen e një zgjidhjeje rreth krizës politike në Maqedoni, ka pushuar vlefshmëria edhe e marrëveshjes së 2 qershorit të arritur në Shkup, mes udhëheqësve të katër partive më të mëdha politike, me ndërmjetësimin e euro-komisionarit, Johanes Han.
Burime nga LSDM-ja gjithashtu bëjnë të ditur se nuk do të vlejnë më as pikat e tjera të përfshira në dokumentin e 2 qershorit, me të cilat LSDM-ja obligohej të kthehet në parlament.
