Luksemburgu merr përsipër kryesimin e radhës të BE-së

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Luksemburgu duke filluar nga dita e nesërme merr përsipër kryesimin e radhës të Bashkimit Evropian, duke zëvendësuar në krye të unionit Letoninë.
Duke pasur parasysh se do të jetë kjo hera e 12 që ky shtet i vogël do të kryesojë Bashkimin Evropian, që nga krijimi i sistemit të rotacionit, pritet që presidenca e Luksemburgut të kalojë pa mosmarrëveshje të mëdha, duke pasur parasysh edhe faktin se Kryetari i Komisionit të Evropës, Zhan Klod Junker, është gjithashtu nga Luksemburgu.
Siç u theksua, presidenca e Luksemburgut do të bazojë në shtatë shtylla, e që janë nxitja e rritjes, investimet dhe punësimi, administrimi i migracionit, përqendrimi i vëmendjes te digjitalizimi i tregut të përbashkët, promovimi i konkurrencës, zhvillimi i qëndrueshëm dhe forcimi i rolit të Bashkimit Evropian në skenën globale.
Siç nuk ishte as në programin e Presidencës së Letonisë, procesi i zgjerimit të unionit nuk do të jetë as në programin e presidencës së Luksemburgut.
Presidenca do të fillojë zyrtarisht më 3 korrik, me ç’rast në Luksemburg do të organizohen një varg manifestimesh, në të cilat do të marrin pjesë përfaqësuesit e 28 shteteve anëtare të unionit.
Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, presidencën e radhës do ta merr përsipër Holanda./21Media