Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se 150 milionë dollarë që u mungojnë doganave janë përdorur për blerje votash.
150 milion dollarë që i mungojnë doganave dhe tatimeve të shtetit, një pjesë e të cilave padyshim janë përdorur për të blerë masivisht votat në procesin e 21 Qershorit, por nga ana tjetër 150 milionë dollarë që i mungojnë pensioneve, rrogave, shkollave, shëndetësisë, ndihmës ekonomike, sepse kanë përfunduar në xhepat e oligarikisë dhe klientelës qeveritare, janë një këmbanë konkrete alarmi për shkallën e lartë të korrupsionit, në të cilën po e zhyt Shqipërinë papërgjegjshmëria dhe korrupsioni i qeverisë Rama- Meta,” tha Basha.
