Lumia 950 XL – smartfoni i ardhshëm më i mirë i Microsoft

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ditën e djeshme, Windows Central zbuloi detajet në lidhje me dy smartfonët premium të Microsoft që pritet të debutojnë nga fundi i vitit së bashku me Windows 10 për telefonët.
Këto dy smartfonë, me emrat e koduar Talkman dhe Cityman, janë përpjekja e parë e kompanisë për të luftuar në tregun e smartfonëve të parametrave të lartë. Me shum gjasa këto telefonë do e vendosin Microsoft përball Apple iPhone dhe Samsung Galaxy S6.
cityman_camera
Windows Central vijoi më tej duke publikuar edhe imazhe të Lumia 950 XL. Këto imazhe nuk janë zyrtare por prodhuar nga portali në fjalë duke u bazuar në informacionet që janë zbuluar gjer tani.
Lumia 950 XL është smartfoni me emrin e koduar Cityman dhe sipas raporteve do të ketë një ekran 5.7 inç me rezolucion Quad HD 2560 x 1440 piksel. Proçesori do të jetë Snapdragon 810 me tëtë bërthama. Ajo që bie në sy është ofrimi i një porte USB Type C dhe një skaner Iris për funksionalitetin Windows Hello.
cityman_flat
Për më shumë ju ftojmë të shikoni këto imazhe të asaj që mendohet të jetë Lumia 950 XL. (PCWorld Albanian)