Sot në Gjilan është zhvilluar nata e dytë e Festivalit të këngës dhe valleve “Gurra popullore”, që është mbajtur në kuadër të manifestimeve kushtuar ditëve të lirës, ku ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Gjilanit,
Lutfi Haziri, i cili duke i përshëndetur ansamblet nga Kosova, Shqipëria, Lugina e Preshevës dhe Turqia, ka thënë se këto janë festat e Gjilanit, për të cilën kanë derdhur gjak shumë patriotë të kësaj ane. Ne sot dalim të lirë për të shijuar këtë mbrëmje të madhe të lirisë së Gjilanit, falë gjakut të tyre, ka thënë kryetari Haziri.
Ai ka theksuar se këtë mbrëmje, në veçanti e bën të madhërishme prania e Rexhep Krivaçës nga Bursa e Turqisë si dhe ansamblit“Osman Gazi” nga Bursa.
Haziri ka thënë më tutje se këtë mbrëmje dhe tërë aktivitetet e kësaj jave ua kushtojmë dëshmorëve, martirëve dhe të gjithë atyre që luftuan për liri e në veçanti i kujtojmë figurat e mëdha të kombit tonë, që Gjilanit i kanë bërë emër, siç është IrizSeferi, Mulla Idriz Gjilani, Agim Ramadani dhe bashkëluftëtarët egjallë të tyre, siç është sot njëri prej tyre mes nesh, Bekim Arifi.
“Këta djem, Gjilanin e kanë vendos në hartën e madhe të gjeografisë politike të shqiptarëve në Ballkan”, ka thënë Haziri.
Ai ka thënë se ne sot i kujtojmë dhe nuk i harrojmë kurrë edhe dëshmorët e Kumanovës, të cilët dhanë jetën në mënyrën më të vrazhdë dhe do t`i vendosin në radhën e atyre që dhanë jetën për lirinë e shqiptarëve, kudo që ata jetojnë./21Media
