Një 22-vjeçare nga Kosova pasditen e së enjtes ka tronditur gjithë qendrën strehimore të azilantëve në Fichtelsee të Fichtelbergut në Gjermani.
Pasi i është refuzuar kërkesa e azilit, ajo ka tentuar t’ i japë fund jetës së saj. Kështu vajya është ngjitur në çatinë e qendrës së azilantëve dhe me një thikë në dorë ka kërcënuar se do të bëjë vetëvrasje, shkruan nordbayerischer-kurier.de.
E gjithë kjo ka ndodhur sepse ajo nuk dëshiron të kthehet në Kosovë. “Ma më dëshirë dua të vdes në Gjermani sesa në Kosovë”, mësohet t’ u ketë thënë ajo prindërve të saj.
Përpjekjet e forcave të shpëtimit nuk rezultuan të suksesshme për ta bindur 22-vjeçaren të zbresë në tokë, dersia erdhën zyrtarë të komunikimit dhe së bashku me policinë arritën ta zbresin vajzën nga çatia.
Në vendin e ngjarjes shkuan 50 forca shpëtimi, duke filluar prej zjarrfikësve, shërbimet e shpëtimëve, policia, emergjenca, një prift, të cilët u kujdesen edhe për familjen.
Vajza kosovare jeton prej 18 muajsh me prindërit dhe dy vëllezërit në një dhomë në qendrën e azilantëve afër Fichtelsee. Sipas vëllait të saj, ajo kishte lënë në Kosovë burrin e saj, i cili e dhunonte.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, burri e kishte kërcënuar 22-vjeçaren se do ta vrasë atë së bashku më familjen e saj. Kjo ishte edhe arsyeja pse ata vendosen të largohen. Familja kishte ardhur në Hungari deri në Gjermani, por kërkesa e tyre për të fituar të drejtën e azilit është refuzuar. Aktualisht familja ka bërë një padi kundër refuzimit.
