Zyra e MABETEX kishte njoftuar mbrëmë lidhur me tragjedinë që ndodhi dje në Astana të Kazakistanit, ku humbën jetën tre punëtorët e kësaj kompanie: Blerim Kadriu (1981), Bekim Durmishi (1983) dhe Luan Bakia (1976).
Ne e konfirmojmë humbjen e punëtorit tonë të katërt, Avni Maksuti (1979), gjë për të cilën në kohë reale kemi informuar familjen e të ndjerit, ku me këtë rast i shprehim ngushëllime familjes dhe të afërmve të ndierit.
Nuk është korrekte dhe morale të spekulohet në këtë situatë ku familjaret janë ne gjendje ankthi, çdo spekulim për shkaqet e tragjedisë është i panevojshëm në këto momente dhe shume i dhimbshëm.
Për informatë të lexuesve, në kantierin ku ka ndodhur tragjedia kanë qenë duke u aplikuar standardet më të avancuara të sigurisë”, thuhet ndr të tjera në një kumtesë më të gjatë të Mabetex-it.
