“Mabetex” konfirmon vdekjen e tre punëtorëve kosovarë në Kazakistan

НАЈНОВИ ВЕСТИ

“Mabco Construction”, përmes një komunikate për media, ka konfirmuar lajmin se sot, rreth orës 11:00 në Astana të Kazakistanit, ka ndodhur një tragjedi ku për fat të keq kanë humbur jetën punëtorët Blerim Kadriu (1981), Bekim Durmishi (1983) dhe Luan Bakia (1976) si dhe janë lënduar Hajrush Hoti (1969), Isuf Bekolli (1956) dhe Avni Maksuti (1979).
“E gjithë familja e Mabetex shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë tragjedi dhe lutemi për ata në këtë natë të madhe të muajit të shenjtë. Janë duke u marrë masat e nevojshme për tu kthyer kufomat e të ndjerëve në Kosove dhe tre të tjerët janë duke u trajtuar në mënyrën më dinjitoze në spitalet e Astanas”, thuhet në komunikatën e “Mabco Construction”.