Majko: Asociacioni kufizon sovranitetin e Kosovës

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe nuk po krijohet një “Republika Srpska” në Kosovë, mirëpo e vërteta është se Asociacioni është një eksperiment që prodhon një sovranitet të kufizuar në një pjesë të territorit të vendit. Kështu ka deklaruar ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, i cili njëherësh është deputet i Partisë Socialiste në Parlamentin e Shqipërisë. Serbia, sipas tij, po kërkon ta ruajë influencën e vendimmarrjes në Kosovë, duke kërkuar që përveç shtetit serb të garantojë një “hapësirë” të interesave të veta në një hapësirë që është më e madhe sesa territori ku ushtron sovranitet./21Media