Makina e ardhshme e James Bond

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kompania amerikane Aston Martin ka krijuar një tjetër super-makinë, e quajtur Vulcan, e cila mund të shfaqet tek filmi i ardhshëm i James Bond. Do të krijohen vetëm 24 njësi të kësaj makine që kushton 2.3 milionë dollarë. Vulcan është një nga makinat më të avancuara nga ana teknologjike, me timonin në formë U-je që kontrollon pothuajse çdo gjë në makinë.
Për të ngarë këtë makinë, drejtuesit duhet të bëjnë një kurs të veçantë drejtimi. Drejtuesit do të mësohen edhe si ta përshtatin makinën sipas shijeve të tyre.