Policia e Maqedonisë arrestoi sot pesë gjykatës të Gjykatës Themelore të Prilepit, tre mjekëve të spitalit psikiatrik në Demir Hisar dhe një udhëheqësi të shërbimit të shëndetësisë në burgun e Idrizovës, të cilët sipas akuzës një personi të dënuar për vrasje i kanë mundësuar që të mos vuajë një pjesë të madhe të dënimit me burg, raporton INA.
Bëhet fjalë për një vrasje të kryer në shtator të 2006 në Prilep, kur nga i dënuari ka vrarë me pushkë gjuetie 29 vjeçarin L.Kolarovski, për shkak të lidhjeve të tyre në biznese të dyshimta.
Të ndaluarit gjatë periudhës 2012 – 2014 përmes shkeljes së procedurave ligjore dhe dokumenteve të rrejshme mjekësore ti mundësojnë të dënuarit që të zvogëlojë dënimin.
