Maqedoni: BDI me tone kërcënuese

НАЈНОВИ ВЕСТИ

“BDI ka pasur çdoherë nivel të lartë të tolerancës ndaj kritikave të mediave, madje edhe atëherë kur me papërgjegjësinë më të madhe janë lëshuar të pavërteta e sajesa, por nuk ka si të mos reagojë ndaj një keqinterpretimi tendencioz të një nisme me interes kombëtare.
Ne, nuk e dimë se cilat janë kriteret me të cilat vlerësohen nismat kombëtare, por, të sulmosh hapjen e një universiteti të ri, është poshtë çdo vlere kulturore, kombëtare dhe politike. Nëse para 21 vitesh për Universitetin e Tetovës duhej të bini dëshmorë, sot kur Qeveria mendon të inicion hapjen e një universiteti të ri, vdes gazetaria profesionale dhe na paraqitet mbrapsht një ide me përmasa kombëtare. Hapja e universitetit të ri në Shkup, në kryeqytetin e rilindësve tanë, është ëndërr e çdo shqiptari. Na vjen shumë keq, megjithëse e mirëkuptojmë se ëndrrat mund mos t’i kemi të njëjta.
Theksojmë se nuk guxojmë të nxisim përçarje të universiteteve tona, pasi të ndërtohet një universitet i ri me kuadro shqiptare nga vendi, është pikërisht sukses i universiteteve ekzistuese, USHT dhe UEJL”, thuhet në reagimin e BDI-së