Maqedoni: Ikja e të rinjve rrezikon përqindjen e popullsisë shqiptare

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Mungesa e alternativave për punë dhe siguri jetësore, tranzicioni pa fund si dhe faktorët e ndryshëm socio-ekonomik në Maqedoni, rrezikojnë që të rinjtë shqiptarë gradualisht të braktisin vendin, duke ikur në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian.
Gjithë kjo fazë e braktisjeve do të ndikojë veçanërisht në numrin e përgjithshëm të popullsisë shqiptare, për shkak se emigracioni i vazhdueshëm ka tkurrur vazhdimisht numrin e popullsisë, raporton agjencia INA.
Demografët shqiptarë paralajmëro janë se kjo dukuri rrezikon drejtpërdrejt përqindjen e popullsisë shqiptare në tërësi, por ata këtë krizë e shohin në të ardhmen, ku gjithashtu i bashkëngjitet edhe trendët e ulëta të natalitetit.
Demografi dhe profesori i USHT së, Fauzi Skenderi kohë më parë ka paralajmëruar rreziqet duke i ndërlidhur me fatet e emigrimeve në të kaluarën.
“Janë tre periudha të migrimit të shqiptarëve që kanë qenë tejet negative, por kjo e fundit do të ketë pasoja edhe më të rënda, për shkak se ikja e të rinjëve në mënyrë të pakontrolluar vjen në një moment kur shqiptarët kanë problem edhe me natalitetin e popullsisë”, ka theksuar Skenderi.
Sipas tij, faza e parë e migrimit të shqip tarëve ka qenë fatale në periudhën e viteve 50-60 nga Rankoviçi, më pas sipas tij, marrëveshjet për punë të përkohshme në ven det evropiane gjatë ish-Jugosllavisë dhe faza e tanishme e cila gjithashtu konsiderohet si tejet e rrezikshme.
“Ne jemi dëshmitarë se shumë nga ata që ikën në botën perëndimore tre dekadat e fundit nuk i kemi këtu. Kemi shtëpi dhe familje të zbrazura, që vijnë për një pushim në vendlindjet e tyre”, është shprehur ai.
Sipas tij, vala e re e mërgimtarëve do të jetë akoma në rëndë dhe kjo do të ndikojë edhe në përqindjen e popullsisë.
“Ndikimi do të jetë i pashmangshëm dhe pasojat më të rënda. Shpërnguljet shkaktojnë trauma demografike. Shqiptarët në raport me popujt e tjerë në Maqedoni ende qëndrojnë më mirë me natalitetin, por kjo na bën të shpresojmë të paktën për 20 vitet e ardhshme, për shkak se edhe ne jemi në prag të plakjes demografike”, ka theksuar profesori universitar Fauzi Skenderi.