Maqedoni: Opozita dhe mazhoranca afër paktit për zgjidhjen e krizës

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Liderët e katër partive më të mëdha në vend nesër përsëri do të ulen në një tryezë të përbashkët për biseduar zgjidhjen e krizës politike.
Gjatë këtij takimi pritet të arrihet marrëveshja finale mes mazhorancës dhe opozitës rreth një qeverie kalimtare, e cila do ti përgatiste dhe realizonte zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të paralajmëruara me marrëveshjen e 2 qershorit.
Raundi i ri i bisedime do të monitorohet nga ambasadorët e Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve në Shkup, Aivo Orav dhe Xhes Bejli.
Këta të fundit, këtyre ditëve kanë zhvilluar takime intensive në selitë e partive parlamentare në Maqedoni.
Marrëveshja që do arrihet parasheh reformimin e sistemit të drejtësisë, reformat në planin e integrimeve euroatlantike si dhe shumë cështje tjera të cilat e tangojnë vendin.