Maqedoni: Vazhdon përçarja e partive politike të shqiptarëve

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në Maqedoni po vazhdon mosunifikimi i partive politike dhe se ende po parcializohet vota shqiptare.
Edhe partitë e reja joparlamentare dhe ato të sapoformuara nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët për t’u unifikuar midis tyre. Një sinjal i tillë është dhënë nga marrëveshja e bashkëveprimit midis Lëvizjes Për Reforma në PDSH dhe RDK-së, por këtij unifikimi nuk i është bashkëngjitur një parti e sapoformuar BESA.
Këto zhvillime politike brenda kampit shqiptar, po i mundësojnë manovrimet në hapësirën politike dy partive më të mëdha BDI dhe PDSH.
Pritjet për një unifikim të një blloku të ri politik si alternativë e re politike tashmë po duken tejet të zbehta, për shkak të mosmarrëveshjeve, inateve, frymës së bajraktarizmit, por edhe dilemave tjera për instrumentalizime nga faktorë të jashtëm. Këto çështje shpjegohen edhe nga analistë dhe njohës të zhvillimeve politike në Maqedoni,informon INA.