Sekretari amerikan i forcave detare, Ray Mabus, që po qëndron gjatë ditës së sotme në Kosovë, tha se marinsat amerikane janë të gatshëm të ndihmojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës me seminare dhe ushtrime të ndryshme, përkundër faktit që vendi ynë nuk ka dalje në det.
Këto deklarata Mabus i bëri në një konferencë për media në objektin e qeverisë, duke theksuar kështu se qëllimi i kësaj vizite ishte për të konfirmuar edhe njëherë mbështetjen e shteti amerikan ndaj Kosovës.
“Qëllimi i vizitës është që të theksojmë rëndësinë që për ne SHBA, për qeverinë dhe forcat ushtarake si dhe popullin amerikanë janë marrëdhëniet me Kosovën dhe në veçanti për departamentin e forcave detare. Marinsat tanë reagojnë në kriza, dhe në raste humanitare, mirëpres zgjerimin dhe rolin e korpusit të marinsave amerikanë me FSK-në. Qeveria dhe ushtria jonë do të jenë të përkushtuar për angazhimin me qeverinë dhe FSK-në, për të siguruar paqe, stabilitet dhe siguri jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon”, tha Mabus.
Mabus shpjegoj se marinsat të cilat janë pjesën në fushën në të cilën ai është sekretar i shtetit, reagojnë në raste krizash natyrore dhe humanitar. Ai shprehi përkushtimin e tij se këto marinsa do të japin kontributin e tyre në Kosovës derisa të jetë siguruar plotësisht paqja , stabiliteti dhe siguria në tërë rajonin.
“Marinsat tanë reagojnë në kriza, dhe në raste humanitare, mirëpres zgjerimin dhe rolin e korpusit të marinsave amerikanë me FSK-në dhe qeveria jonë, ushtria do të jetë e përkushtuar për angazhimin me qeverinë dhe FSK-në, përderisa ato të lëvizin drejtë sigurimit të paqes, stabilitetit dhe sigurisë jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon”, tha Mabus.
Në këto konferencë të shkurt për media ku nuk u lejuan pyetjet nga ana e gazetarëve ishte e pranishme edhe ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracy Ann Jacobson.
Sekretari amerikan i forcave detare, Ray Mabus:
