Ka përfunduar me sukses takimi maratonik për zgjidhjen e krizës në Maqedoni.
Rreth orës 1:30 është njoftuar se është arritur marrëveshje, raporton KTV.
Sipas eurodeputetit britanik, Richard Howitt palët janë pajtuar për kthimin e opozitës në Parlament, emërimin e një qeverie të re dhe organizimin e zgjedhjeve të reja të parakohshme.
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes.
Mediat shqiptare në Maqedoni raportojnë se deri në fund të këtij viti ose fillim të vitit të ardhshëm, Gruevski do të japë dorëheqje.
LSDM nga tetori pritet të marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme kurse në shtator emërohet një prokuror publik i pavarur për të hetuar përgjimet.
