Kjo ishte dasma e vitit!
Një ditë më parë, miliarderja Nicky Hilton lidhi kurorë me britanikun e pasur, James Rothschild, në një ceremoni luksoze, por edhe eksentrike në Pallatin Kensington në Britani.
31-vjeçarja kishte veshur një fustan Valentino, me vlerë mbi 50 mijë sterlina, ndërsa mbante në gisht një unazë me një vlerë mbi 1 milion sterlina.
Kjo ishte një lidhje mes dy dinastive, por edhe me dy kulturave të ndryshme.
Dy nga familjet më të pasura dhe më me ndikim në botë tashmë do jenë të lidhura përmes një martese.
E gjithë ceremonia u mbikëqyr nga nëna e Nicky-t, Kathy, e famshme për reputacionin e saj matriarkal.
Por cilat janë familjet e lidhura me kurorë?
Dinastia e hoteleve Hilton është themeluar nga stërgjyshi i Nicky-t, Conrad Hilton, që u martua me aktoren Zsa Zsa Gabor. Xhaxhai i Nicky-t, Conrad Nicholson Hilton u martua për pak kohë me aktoren tjetër, Elizabeth Taylor. Kur ishte i dehur, e goditi njëherë në stomak, duke bërë që ajo të dështonte.
Gjyshi i saj, Barron Hilton, është angazhuar për të lënë shumicën e pasurisë prej 1.5 miliardë sterlina, për bamirësi. Babai i saj, Rick, është një tajkun pronash.
Shtëpia e Rothschild-ve është themeluar nga Mayer Amschel në një geto hebrenjsh në Frankfurt rreth 250 vjet më parë.
Amschel e nisi biznesin si tregtar monedhash dhe shumë shpejt u bë bankier, duke ngritur një perandori gjatë destabilitetit të krijuar nga Revolucioni Francez.
Shumë shpejt iu bashkuan edhe pesë djemtë në biznes.
Nga gjysma e dytë e shekullit të 19-të, konkurrenca e dobësoi pushtetin e tyre, megjithatë ata mbeten një nga familjet më të pasura në Britani.
Babai i James, Amschel, ishte fëmija më i vogël i Victor Rothschild. Ai u rrit në mes të të mirave, por kreu vetëvrasje kur James ishte adoleshent. Ai vrau veten në vitin 1996, pak javë pasi i kishte vdekur nëna, Teresa.
Një hetim zbuloi se ai kishte tendenca depresive dhe vdekja e nënës kishte ndikuar në vendimin e tij.
Por kush është nusja?
Nicky është më pak e njohur se motra e saj, Paris.
Ajo lindi në Nju Jork në vitin 1983, si fëmija e dytë e Rick dhe Kathy Hilton.
Ajo është rritur po ashtu mes luksit. Ditën e diplomimit mbante veshur një fustan të Vera Wang. Një kohë të mirë e ka kaluar në një suitë në hotelin Waldorf Astoria në Nju Jork.
Njësoj si motra, edhe Nicky është e njohur në botën e modës dhe festave të çmendura.
Po James?
Ai është 31 vjeç, një bankier prej disa vitesh.
Së fundmi shiti shtëpinë e tij në Britani për 24 milionë sterlina, pasi mendohet se do jetojë në Nju Jork me gruan e re.
Miqtë thonë se është tip që i pëlqejnë festat, por është i turpshëm.
Thuhet se ka qenë një dashuri me shikim të parë.
Ditën e martesës, makina Bentley i kapi fustanin e nuses Nicky-t.
Shpresojmë të mos jetë ogur i keq.




