Martohet Jennifer Aniston

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Jennifer Aniston dhe Justin Theroux më në fund janë martuar. Ata lidhën kurorat në një ceremoni të fshehtë të rrethuar nga 70 anëtarë të miqve dhe familjes së tyre.
Aniston tha se fillimisht ajo ishte një festë ditëlindjeje për Justin Theroux, i cili mbush 44 vjeç më datë 10 Gusht.
Çifti u martua në shtëpinë e tyre në Bel Air dhe u organizua nga miqtë më të ngushtë të tyre duke përfshirë edhe prezantuesen Ellen DeGeneres.
Propozimi i është bërë Jennifer Aniston në 2012 me një unazë 1 milionë dollarëshe. Kjo është martesa e parë për Theroux dhe e dyta për Aniston pasi u divorcua në vitin 2005 nga Brad Pitt pas afro 5 vitesh martesë.