Maskat ideale kundër thinjave

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Thinjat janë një problematikë që secili përpiqet të shmange, në mënyra të ndryshme. Për të gjithë personat që vuajnë nga një problematikë e tillë është e rëndësishme që të përdorin maska të ndryshme natyrale.
Thinjat e para, shumë njerëzve u dalin qysh në 20-at e hershme dhe zgjidhja e menjëhershme është gjithmonë lyerja. Nëse kjo e fundit nuk ndodh në disa raste, ka ende mënyra si t’i zhdukësh thinjat, ose të paktën t’i bësh të mos duken.
Më poshtë kemi renditur disa maska që do ju vijnë në ndihmë për eleminimin e thinjave, maskat që mund të përdoren për këtë problem janë;
Vaj ulliri dhe mjaltë
Përziej në sasi të barabartë vajin e ullirit dhe mjaltin. Pasi t’i kesh përzier mirë, lyej flokët deri në rrënjë me të gjithë masën. Mbuloje kokën me një qese plastike, hidhi një peshqir të ngrohtë dhe mbaje për 30 minuta. Më pas laji flokët si zakonisht. Përdore këtë maskë të paktën një herë në javë.
Lëng limoni dhe vaj kokosi
Përziej po në sasi të barabarta vajin e kokosit dhe lëngun e limonit (si në përzierjen e mëparshme). Kjo përzierje është mjaft efektive për parandalimin e thinjave dhe rënies së flokëve. Përdore një herë në javë./albeu
Piper i zi, kos dhe vaj bajame
Përziej mirë 1 gr piper të zi, gjysmë filxhani kos, gjysmë luge çaji lëng limoni dhe vaj bajame. Lyeji flokët që nga maja në rrënjë me të gjithë përzierjen dhe mbaje për 30 minuta. Përdore maskën 1-2 herë në javë.
Kafe, kos dhe uthull molle
Për këtë maskë duhet të përziesh gjysmë filxhani kafe, një filxhan kos natyral dhe 1 lugë uthull molle, derisa të përfitosh një masë homogjene. Pasi t’i kesh larë flokët si zakonisht, aplikoje maskën nga rrënjët në maja dhe mbaje për 90 minuta. Rekomadohet të përdoret dy herë në javë për 5-6 javë rresh.