Mbërrin në Kuvend autorizimi për arrestimin e Armando Prengës, akuzohet për plagosje

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Prokuroria e Përgjithshme i kërkon Kuvendit të Shqipërisë autorizimin për arrestimin e deputetit socialist Armando Prenga.
Mbi bazën e veprimeve të deritanishme hetimore, Prokuroria ka krijuar dyshime se deputeti plagosi me armën pa leje Tom Calin, si dhe ka kanosur duke u drejtuar pistoletën personave që shoqëronin Gjok Calin para Komisariatit të Policisë në Kurbin. Ky i fundit kishte shkuar për të bërë denoncim se ishte goditur nga deputeti në Patok.
Sipas prokurorisë deputeti dyshohet për konsumimin e elementëve të veprave penale; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Kanosje”.
Në kërkesën drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, është shprehur se, “nga provat e administruara deri në këtë fazë të hetimit, rezulton se deputeti Prenga dyshohet se ka konsumuar elementët e veprave penale të sipërcituara gjatë një konflikti me disa shtetas të tjerë, ngjarje e ndodhur në mesnatën ndërmjet data 04.09.2015-05.09.2015, në qytetin e Laçit”
“Gjithashtu, në kërkesën për autorizimin e arrestimit, theksohet se deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Armando Prenga dyshohet se ka kryer vepra penale me rrezikshmëri të theksuar shoqërore dhe që parashikohen si krim nga Kodi Penal” thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Sipas prokurorisë deputeti Armando Prenga i përfshirë në konfliktin e ndodhur para komisariatit të Kurbinit, ka plagosur me armë tip pistoletë Tom Calin.
Saktësohet se arma që deputeti mbante dhe ka përdorur ishte tjetër nga ajo për të cilin është pajisur me leje nga organet kompetente. Nga plagosja e ndodhur në mesnatën ndërmjet data 04.09.2015-05.09.2015 mbetën të plagosur 7 persona. Dje policia deklaroi se Armando Prenga kishte plagosur me qytën e pistoletës vetëm Gjok Calin.
Në bazë të veprimeve të deritanishme hetimore, Prokuroria e Përgjithshme ka krijuar dyshimet e arsyeshme për kryerjen e v eprave penale nga ana e deputetit Prenga, në bazë të argumenteve si më poshtë:
– Me veprimin e tij të mbajtjes dhe përdorimit të armës së zjarri tip pistoletë, armë kjo tjetër nga ajo për të cilin është pajisur me leje nga organet kompetente, gjatë konfliktit të ndodhur në mjedisin publik para Komisariatit të Policisë Laç, deputeti Armando Prenga ka konsumuar elementët e veprës penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/4 Kodit Penal.
– Me veprimin e tij të dëmtimit me armë të shëndetit të shtetasit T.C, duke qëlluar mbi të, deputeti Armando Prenga ka konsumuar elementët e veprës penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i K.Penal.
– Me veprimin e tij të nxjerrjes dhe drejtimit të armës ndaj shtetasve që shoqëronin shtetasin GJ.C. para Komisariatit të Policisë Kurbin, me bashkëpunimin e disa shtetasve të tjerë, deputeti Armando Prenga ka konsumuar elementët e veprës penale “Kanosje”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 84 e 25 i K.Penal
Për këtë arsye, me qëllim për t’i hapur rrugë një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm nga Prokuroria, bazuar në nenin 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nenin 288 të Kodit të Procedurës Penale, kërkohet nga Kuvendi i Shqipërisë dhënia e autorizimit për arrestimin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Armando Prenga.
Kërkesa u dorëzua mesditën e sotme. Lajmi konfirmohet për Ora Neës nga zyra e shtypit e Kuvendit ndërsa më pas Prokuroria e Përgjithshme bëri publike dhe kërkesën që mban datën 6 shtator 2015, dhe ku jepen argumentet pse duhet dhënë autorizimi i arrestim
Ndërkohe ne 19:52 u mblodh Këshilli i Mandateve- Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin i propozon Kuvendit heqjen e mandatit të deputetit për socialistin Armando Prenga. Ndërkohe Kuvendi pershpejtoi nisjen e seancës plenare, e para për këtë sesion nga ora 19:00 qe ishte parashikuar ne 10:00 te paradites. Deputetet pritet të votojnë kërkesën e Këshillit të Mandateve për deputetin socialist.
Deputeti i Partisë Socialiste Armando Prenga u arrestua mëngjesin e 5 shtatorit në flagrancë së bashku me 5 të tjerë pas një përplasjeje me armë zjarri e mjete të ftohta mes disa pjesëtarëve të familjes Cali dhe familjes Prenga, që ndodhi para komisariatit të policie. Mes të plagosurve ishte dhe i vëllai Eduard Prenga. Përleshja nisi në Patok për të vijuar përpara komisariatit të Laçit.
vendimi