Komuna e Ferizajt ka paraparë që në kuadër të një projekti të ndajë subvencione në mbështetje të kultivuesve të mjedrës. Mësohet se që nga dje ka nisë aplikimi i të interesuarve, ndërsa zyrtarët thonë se ai është tejet i madh.
Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi në Ferizaj, Xhemajl Reçica, ka thënë se me këtë projekt po synohet të shtohen sipërfaqet me kultura të pemëve të imëta, duke mundësuar kështu edhe fuqizimin e ekonomive familjare.
“Ne kemi planifikuar që të ngrejmë 6 hektarë me këtë kulturë të mjedrës. Jemi në fazën epranimit të aplikacioneve, e cila do të zgjasë 15 ditë. Siç dihet ky tender është shtyrë dy herë, mirëpo jemi me kohë ngase pas kryerjes së procedurave muaji nëntorështë ideal për mbjelljen e kësaj kulture”, ka thënë Reçica.
Për më tepër bëhet e ditur se nga ky projekt do të përfitojnë 30 fermerë të cilët veç fidaneve të mjedrës do të përfitojnë edhe sistemin e ujitjes pikë-pikë.
“Kemi paraparë që secili fermerë të mbjellë nga 20 ari me mjedër me qëllim që numri i përfituesve të jetë më i madh. Me këtë projekt është paraparë që të subvencionohet edhe sistemi i ujitjes”, ka thënë Xhemajl Reçica.
Ndryshe, ky projekt i komunës do ta ketë një kosoto prej 17 mijë eurove. Është hera e dytë që komuna ndanë fidane të mjedrës për fermerë, interesim i është tejet i lartë, por kësaj radhe, në kuadër të kritereve komuna ka paraparë edhe plotësimin e kriterit të kualitetit të tokës.
