“Festivali do të përzgjedhë 30 filma të cilët do të prezantohen përgjatë edicionit të katërt në Albanian Film Week”, ka njoftuar Krasniqi
Tashmë është mbyllur faza e aplikimit për edicionin e katërt të Albanian Film Week që do të mbahet në New York. Kështu ka njoftuar drejtoresha e këtij festivali, Mrika Krasniqi. Sipas saj, në adresë të festivalit kanë arritur mbi 100 filma nga artistë shqiptarë nga e gjithë bota. “Festivali do të përzgjedhë 30 filma të cilët do të prezantohen përgjatë edicionit të katërt në Albanian Film Week”, ka njoftuar Krasniqi. Festivali do të nis më 30 tetor dhe do të zgjasë deri më 5 nëntor.
