Mbi 3 milion persona janë zhvendosur nga Iraku

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Përleshjet midis forcave irakiane dhe pjesëtarëve të organizatës terroriste DAESH (ISIL) të intensifikuara në rajonin Anbar, kanë shkaktuar një valë të re të zhvendosjes së popullsisë në Irakun e Veriut, ndërsa sipas të dhënave zyrtare në vitin e kaluar kriza brenda Irakut ka zhvendosur më shumë se tre milionë persona.
“Për shkak të konfliktit në Anbar dhe rajone të tjera në tre muajt e fundit, nga shtëpitë e tyre janë larguar më shumë se 100.000 njerëz. Sipas informacioneve që kemi, numri i të zhvendosurve ka tejkaluar 3 milion”, tha ministri irakian i Migracionit.
Ministri theksoi se 46 përqind të refugjatëve janë vendosur në territorin e vetëqeverisjes kurde në Irakun e Veriut, ndërsa 54 përqind e refugjatëve të mbetur strehim kanë gjetur në Bagdad dhe pjesë të tjera të vendit.
Duke vënë në dukje se për përkujdesjen e refugjatëve, autoritet irakiane në vit u nevojiten 4 miliard dollarë, Muhammet tha se ministria do të bëjë pjesën e saj të punës dhe do të përgatis ndihmat e nevojshme për refugjatët nëse qeveria irakiane bënë pagesën e planifikuar prej dy miliardë dollarësh, ndërsa Kombet e Bashkuara pjesën tjetër,transmeton AA.
“Megjithatë, këto fonde janë të mjaftueshme vetëm për nevojat themelore të refugjatëve, jo edhe për të gjitha kërkesat e tyre. Ministria e Migracionit po përballet me probleme të mëdha për shkak se numri i refugjatëve në vend është vazhdimisht në rritje. Regjistrimi dhe kujdesi i refugjatëve kërkon shumë më tepër se buxheti që kemi në dispozicion” tha ai.
Duke treguar për temperaturat e larta të ditëve të verës, ku temperaturat kalojnë 50 gradë Celsius, Muhammet tha se refugjatët në çadrat e improvizuara kërkojnë kondicionerë, por se Ministria nuk është në gjendje t’ju mundësoj atyre furnizim konstant me energji./21Media