Mbi gjysma e grekëve e mbështesin marrëveshjen me kreditorët

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Mbi gjysma e grekëve të anketuar, më saktësisht 51.5 për qind, besojnë se marrëveshja e arritur me kreditorët ndërkombëtarë është pozitive, ndërsa pjesa më e madhe prej tyre janë të mendimit se marrëveshja duhet të miratohet nga Parlamenti, dëshmon rezultati i anketës më të re.
Anketa e bërë nga agjencia hulumtuese Kapa dëshmon se 72 për qind e grekëve janë të mendimit se marrëveshja me kreditorët nuk ka alternativë, ndërsa 70 për qind janë të mendimit se parlamenti duhet të miratojë masat.
Anketa gjithashtu dëshmon se 58.8 për qind e grekëve kanë mendim pozitiv për Kryeministrin Aleksis Cipras./21 Media/