Pas dështimit të djeshëm të pozitës që t’i bëjë ndryshimet kushtetuese që hapin rrugë themelimit të Gjykatës, Speciale, Qeveria e Kosovës sot ka thirrur mbledhje e saj, ku pritet të rinisur procedurat për themelimin e kësaj Gjykate.
Takimin e Qeverisë e ka paralajmëruar qysh mbrëmë edhe kryeministri Mustafa, i cili ka thënë se këtë e ka bërë pas konsultave me ekspertë juridikë, në mënyrë që të procedohet shpejt në gjetjen e zgjidhjeve për themelimin e Speciales nga ana e Kosovës.
Përmes një statusi në profilin e tij Facebook, kreu i ekzekutivit në vend, Isa Mustafa, ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës do të angazhohet që të përmbush detyrimet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me themelimin e Gjykatës Speciale.
“Jemi përcaktuar që të ndërtojmë një shtet me perspektivë evropiane dhe euroatlantike. Në këtë proces ne do të tregojmë seriozitetin tonë për përmbushje të marrëveshjeve ndërkombëtare të aprovuara në Kuvendin e Kosovës, e të cilat kanë fuqi të veçantë kushtetuese”, ka thënë Muatafa.
